Mbahet konsultimi me publikun për Rregulloren për Varreza në Komunën e Drenasit

0

Në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur konsultimi me publikun për t’u diskutuar Rregullorja për Varreza, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre në territorin e Komunës së Drenasit.

Nga të pranishmit janë paraqitur sugjerimet dhe propozimet të cilat do të inkorporohen në këtë dokument që rregullon çështjen e varrezave në Komunën e Drenasit.

Grupi Punues ka hartuar draftin e kësaj rregulloreje e cila është paraqitur në këtë konsultim me publikun ku edhe propozimet e nxjerra do të inkorporohen ne këtë draft dokument, i cili do të kaloj për diskutim fillimisht në Komitetin për Politikë e Financa, pastaj në Kuvendin e Komunës së Drenasit për miratim.

Share.

About Author