Karikatura e Ditës: Karius ia dhuroi titullin Real Madridit

0
Loading...

Protagonist i karikaturës së ditës të Goal.com për ditën e diele është portieri i Liverpoolit, Loris Karius, me dy gabime të tmerrshme.
Karius bëri dy gabime në humbjen e Liverpoolit 3-1 ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma në Kiev, të cilat patën ndikim të jashtëzakonshëm në triumfit e madrilenëve për herë të tretë radhazi dhe të trembëdhjetën në histori në garën më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Gazeta Express.

Së pari në golin e parë, Karius në tentim për ta pasuar topin te bashkëlojtarët e vet e goditi drejt e në këmbë Karim Benzeman, ndërsa topi i kthyer përfundoi në rrjetë.

Sikur të mos mjaftonte me kaq, Karius gaboi edhe te goli i tretë, kur Gareth Bale goditi nga distanca e largët, portieri gjerman tentoi ta kapte topin por e lejoi t’i rrëshqiste nga duart dhe të përfundonte brenda vijës së portës.

“Lëndimi i Mohamed Salahs, goli i mrekullueshëm i Gareth Bale dhe gabimet e Loris Karius, kontribuuan në një finale të pabesueshme të Ligës së Kampionëve në Kiev!”, e ka përshkruar Goal.com Karikaturën e Ditës.

Share.

About Author