Reagon Nisma Socialdemokrate: Të mos ndalen punimet në rrugën Deçan – Plavë

0

Punimet në rrugën që lidh Deçanin me Plavën kanë shkaktuar debat dhe reagime.
Është dega e Nisma Socialdemokrate në komunën e Deçanit, që shprehet e shqetësuar me iniciativën e përfaqësuesve ndërkombëtare në Kosovë si dhe dënojmë çdo tentim për ndaljen e punimeve në këtë rrugë.

“Propaganda e Igumenit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, në lidhje me asfaltimin e rrugës Deçan – Plavë, janë të pa pranueshme dhe anti demokratike. Kërkojmë nga faktori vendor dhe ndërkombëtare që të mos bie preh e lojnave të personelit të Manastirit të Deçanit”, thuhet në kumtesën e Nismas, përcjell Klan Kosova.

“Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon që të rifillojnë punimet në segmentin e rrugës Deçan – Plavë dhe fton palët që të japin kontributin e tyre, që kjo rrugë të ndërtohet në një afat sa me optimal”.

“Ne, kërkojmë që të ndalet trysnia e personelit të Manastirit të Deçanit, dhe duhet të e kuptoj realitetin e ri në Kosovë dhe assesi të mos shndërrohet në element politik të Beogradit”.

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që sa me parë të procedojë që pronat dhe Ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” të i shpallën asete kombëtare dhe assesi të mos lejon që këto prona të kalojnë në pronësinë e Manastirit të Deçanit.

“Prona këto që po tentohen të i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit duke u thirrur në vendimet e kohës së Millosheviçit të periudhës 1990-1999”.

Share.

About Author