Kryetari Lladrovci si “kapadai”, thyen ligjin, futet në klasë në kohën kur mbahej Testi i Maturës, ankohen përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit

0

Kryetari Lladrovci duket se nuk e ka kuptuar mirë rolin e vet si kryetar të Drenasit. Ai gjatë gjithë kohës po tenton të shpërfaqë pushtetin absolut në Drenas.

Njejtë ka ndodhur edhe sot në kohën kur mbahej procesi i Testit të Maturës në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu” në Drenas.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit janë ankuar në Gazetën Drenica Sot ndaj kryetarit Lladrovci, duke e akuzuar se ka thyer ligjin duke hyrë nëpër klasë ku mbahej ky proces shtetëror.

Sipas tyre Lladrovci kishte bërë sjellje të pahijshme duke kapur për mjetin identifikues (begj) njërën nga ky staf përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe që mëpastaj ishte futur edhe në klasë ku mbahej procesi, edhe pse një gjë e tillë nuk është e lejuar./DRENICASOT. (FOTO ARKIVA)

Share.

About Author