“Papa Ramizi i II-të”, ftohet në iftarin e Xhamisë së Komoranit, injoron, në kishë i përhershëm

0
Loading...

Shkruan : Avdyl Mziu

Kryetari Ramiz Lladrovci duket se ka vendosur ta qojë deri në fund misionin e tij kundër myslimanëve të vendit të tij të cilët e bën kryetar me votat e tyre.

Ai për dallim nga Kisha e Llapushnikut nuk po i përgjigjet njejtë edhe fetare të komunitetit mysliman.

Lladrovci i cili akuzohet për pasurimin e tij nga fondi “Vendlindja Thërret”, e i cili po akuzohet se me shantazh kishte marrë pëlqimin për kandidimin e tij si kryetar të Drenasit duket se me kryeneqësi po vazhdon ritmin e njejtë të raportit diskriminues me komunitetin mysliman në Drenas.

Edhe pse ishte i ftuar të merrte pjesë në iftarin madhështor në Xhaminë e Komoranit ku pjesëmarrës ishin përmbi 200 persona, i pari i Komunës së Drenasit nuk ju përgjigjë ftesës nga organizatorët e këtij iftari.

Por nuk ndodh e njejta gjë kur në pytje është kisha katolike. Lladrovci është parë gjithmon në krye të vendit sa i përketë ftesave të këtij komuniteti. Ai në mënyrë të vazhdueshme po vazhdon të diskriminojë komunitetin mysliman i cili edhe e bëri kryetar.

Së fundmi me këto veprime ai lirisht mund të quhet edhe si përfaqësues i Papës nga Vatikani në Komunën e Drenasit.

Komuniteti mysliman në Drenas po trajtohet sikurse në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i diskriminuar totalisht nga pushteti.
Për dallim nga komuniteti katolik tek i cili shkon në objektet e tyre fetare, Lladrovci në Xhami nuk vije asnjëherë dhe lërë që nuk vije por as nuk i refuzon duke i injoruar totalisht ftesat nga komuniteti musliman në Drenas./DRENICASOT.

 

Share.

About Author