Parregullësi në procesin e Testit të Maturës në Drenas, pakënaqësi të nxënësve ndaj personelit të shkollës

0

Sot është duke u mbajtur Testi i Maturës në nivel shtetëror. Ashtu edhe në Drenas ka filluar ky proces por për dallim nga shumica e komunave tjera, në këtë Komunë, saktësishtë në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” kanë ndodhur parregullësi.

Ishin një grup prej 9 nxënësve që nuk u lejuan të mbanin Testin e Maturës. E këta nxënës po ankohen në një profesor sipas tyre që po ju bënë padrejtësi duke mos i lejuar të mbanin testin.

Nxënësit ankohen se qëllimshëm profesori Zeqir Musliu, profesor i cili jep lëndën e Matematikës në këtë gjimnaz ka lënë në provim edhe nxënës me të gjitha notat e shkëlqyera përvec në lëndën e Matematikës. Sipas tyre krejt kjo po ndodh për shkak se profesori në fjalë mbanë edhe kurse të matematikës dhe se ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në ato kurse me pagesë që mbanë profesori në fjalë.

Gazeta Drenica Sot ishte sot në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu” në Drenas por që nuk patën mundësi të flasin me drejtorin e shkollës si dhe me profesorin në fjalë.

Ajo se cfarë kishte nxehur gjakrat ishte lejimi i po atyre nxënësve në filim të këtij testi që mëpastaj janë larguar nga procesi me vendim të drejtorit të shkollës.

Nxënësit shprehën të habitur se si kaq lehtë po luajn me ta, që njëherë lejohen e mëpastaj dëbohen nga shkolla.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit të cilët gjindeshin në këtë shkollë thanë se i gjithëkeqkuptimi është bërë sepse në Listën e Janarit me emër dhe mbiemër të nxënësve që kanë pasur të hyjnë në procesin e Testit të Maturës këta nxënësa kanë qenë në listë, por që notat e dobëta janë mbyllur pas Janarit dhe është formuluar listë tjetër, ajo përfundimtare që ka pasuar me moslistimin e këtyre nxënësve për Testin e Maturës.

Gazeta Drenica Sot do të mundohet të marrë në lidhje edhe profesorin e përmendur për rastin në fjalë dhe të spjegojë versionin e tij. Drenica Sot do të ju mbajë të informuar për këtë rast./DRENICASOT.

Share.

About Author