Kryetari Lladrovci nuk mori pjesë në iftarin në Xhaminë e Komoranit për shkak se ishte i angazhuar në atë kohë

0
Loading...

Sqarim për portalit “Drenica sot”

Dezinformatat Tuaja, tashmë janë të zakonshme, spekulimet janë puna juaj ditore.

Sqaroj qytetarët se portal “Drenica sot”, me qasjen e vet spekuluese, po më obligon ta bëjë këtë reagim.

Unë kam pasur ftesë për iftar nga Këshilli organizativ i Xhamisë së Komoranit, për të hënën.

Duke qenë se kam qenë i angazhuar në këtë kohë, nuk kam mundur të shkoj, i kam falënderuar për ftesën duke sugjeruar të bëjnë ndonjë ftesë për tjetër kënd nga stafi i komunës.

Për dijeninë e “hoxhallarëve” të këtij portal, unë, kam bërë ftesë për Iftar për kreun e Bashkësisë Islame të Drenasit, që të enjten të jemi bashkë, për nder të këtij muaji të shenjtë.

Sot, “hoxhallarët e portalit “Drenica sot”, nxjerrin titull pa fije shije, duke paragjykuar dhe fyer. “Hoxhallarët” e këtij portali, duhet ndërgjegjësohen e të ndalen me paragjykime, ndryshe, do të ushtroj padi për çdo dezinformatë të mëtejme.

Këtë sqarim, portali “Drenica sot”, obligohet ta vendosë në vendin ku e ka publikuar dezinformatën, ose ta heq nga faqja e vet atë, me kërkim falje.

Ndryshe, edhe për këtë do të ushtroj padi.

Share.

About Author