Lapidar Lladrovci rikthehet në klubin e qytetit të tij

0

Në një formë super të mirë, ish-kapiteni Lapidar Lladrovci është rikthyer tek Feronikeli për të kontribuuar me lojën e tij në orientimin e klubit drejt titullit në sezonin që po vjen.

Lladrovci luan në pozitën e mbrojtësit dhe në të njëjtën pozitë ka shkëlqyer edhe me ish-skuadrat e tij, Kukësin në Superligën e Shqipërisë dhe Trepçën ’89, tek e cila i kaloi dy sezone në formë shumë të mirë.

Gjatë kohës kur ishte pjesë e Feronikelit, Lladrovci ishte ndër lojtarët kryesorë, që e ndihmuan klubin në fitimin e të gjithë trofeve që mund të fitohen në Kosovë.

Share.

About Author