“Parregullësi të tjera në sektorin e Arsimit në Drenas, zgjidhet kordinatore e shkollës, pa asnjë kriter”

0
Loading...

Kanë vazhduar prap skandalet në Komunën e Drenasit, saktësisht në sektorin e arsimit në këtë komunë, raporton Drenica Sot.

Mësimdhënësi Fidan Ramadani ka publikuar parregullësi të shumta në procesin e zgjedhjës të kordinatorës së shkollës “Migjeni” në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit.

Sipas Ramadanit kjo kordinatore e cila është zgjedhur me miratimin e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halilajt nuk ka plotësuar gati asnjë kriter.

E parregullësia tjetër sipas mësimdhënësit Ramadani është se kordinatorja është zgjedhur direkt nga Drejtori i Arsimit në Drenas, Tafil Halilaj pa e përfillur drejtorin e shkollës edhe pse ligji e precizo mjaftë mirë që është drejtori i shkollës ai që zgjedh kordinatorin dhe që mëpastaj nënshkruhet nga drejtori i arsimit.

Ja reagimi i mësimdhënësit Fidan Ramadani ndaj rastit në fjalë :

“Parregullsi tjetër e Tafil Halilajt : Në kriteret e përcaktuara për kordinator të cilësisë në shkolla , drejtori i Dka-s T.Halilaj , si përfill kriteret e cekura në udhëzimin administrativ Nr:24_/2016 , por zgjedh si kordinatore në shkollën “Migjeni” Baicë , ku për kordinatore të cilësisë nuk e plotëson asnjë kriter !!”

Share.

About Author