Rezultatet e nxënësve tanë shpërblehen edhe në Melk të Austrisë

0

Komunën e Drenasit e kanë përfaqësuar pesë nxënës të cilët kanë marrë pjesë në Olimpiadën “Austria 2018” që është mbajtur në qytetin Melk të Austrisë, prej datës 25.05.2018-28.05.2018.

Në këtë Olipmiadë nxënësit e komunës sonë kanë marrë pjesë në shumë disiplina, ku me rezultatet e përgjithshme të arritura është renditur në vendin e tretë dhe u shpërblye me kupë, medalje dhe mirënjohje.

Ndërsa rezultatet individuale në atletikë janë këto:
Deniza Ramaj, vendi i parë – 400 metra (femrat)
Erolinda Smakiqi, vendi i dytë në atletikë – 400 metra (femrat)
Besmir Zariqi, vendi i dytë – 400 metra (meshkujt)
Hetem Gecaj, vendi i tretë – 400 metra (meshkujt)
Egzon Mulaj, vendi i dytë – 60 metra (meshkujt).

Ndërsa në basketboll Komuna e Drenasit ka zënë vendin e dytë, ku u shpërblye me mirënjohje.
Në këtë Olimpiadë kanë marrë pjesë Gjermania, Hungaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Pjesëmarrës nga Kosova ishin edhe Suhareka dhe Dragashi.

Share.

About Author