Ndalen punimet në rrugën në Komoran, shkakton kaos, pluhur dhe zemërim të qytetarëve dhe të bizneseve

0
Loading...

Rruga e lënë në mëshirën e fatit në Komoran po hap telashe të mëdha bizneseve të këtij vendi.

Para disa muajve filloi implementimi i projektit në tërësi të rregullimit të rrugës kryesore në qendër të Komoranit, ku pati edhe rrënime të objektit i cili gjindej në pronën komunale por që quditërisht implementimi i projektit të rrugës u ndal menjëherë pas rrënimit të objektit në fjalë.

Kjo ka bërë që ta pësojnë më së shumti bizneset në Komoran pasi që nuk ka qarkullim të madh të lëvizjes së automjeteve për shkak të gjendjës së rrugës.

E ky ndalim i punës nuk dihet ende pse ndodhi. Drenica Sot do të kontaktojë me Komunën e Drenasit për të marrë vesh arsyejet e ndalimit të projektit në fjalë që ka vështirësuar jetën e qytetetarëve të Komoranit, të cilët po i mbulon pluhuri dhe poqëse trafiku ngarkohet me automjete qytetarët e këtij vendi e kanë të pamundur të kalojnë në këmbë nga pluhuri që mbulon tërësisht këtë zonë./DRENICASOT.

 

Share.

About Author