Turqia lançon satelitin e dytë ushtarak

0

Nga Guajana Franceze lançohet sateliti GÖKTÜRK-1 i cili përmes pamjeve satelitore me rezolucion të lartë dhe nga çdo vend i botës pa kufizime gjeografike do t’i plotësojë nevojat informative të Forcave të Armatosura Turke (TSK).

Në ceremoninë e organizuar në objektet e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës AŞ (TUSAAŞ) nga Komanda e Forcave Ajrore dhe Sekretariati i Ministrisë së Mbrojtjes me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, u ndoq drejtpërdrejt momenti i lançimit.

GÖKTÜRK-1 do të mundësojë pamje me rezolucion të lartë për aplikime civile dhe ushtarake dhe me këto veçori do të zë vend në mesin e satelitëve më të zhvilluar detektues dhe monitorues. GÖKTÜRK-1 ka masë prej 1.070 kilogramësh pa karburant dhe kamerë optike me rezolucion të lartë.

GÖKTÜRK-1 është sateliti i dytë ushtarak që lançohet pas GÖKTÜRK-2 i cili u lançua në vitin 2012. Zhvillimi, prodhimi dhe testimi i tij ka filluar më 19 korrik të vitit 2010. Përmes pamjeve satelitore me rezolucion të lartë dhe nga çdo vend i botës pa kufizime gjeografike, ai do t’i plotësojë nevojat informative të Forcave të Armatosura Turke.

Me rezolucionin dhe kapacitetin e lartë, shpejtësinë e shkarkimit të të dhënave, aftësinë e manovrimit dhe sistemin e zhvilluar tokësor, sateliti GÖKTÜRK-1, së bashku me GÖKTÜRK-2, do ta rrisin forcën e Turqisë në hapësirë.

Pas testimeve të orbitës dhe përfundimit të marrëveshjeve, GÖKTÜRK-1 do të komandohet dhe kontrollohet nga Komanda e Brigadës së Satelitëve Detektues që është themeluar në kuadër të Komandës së Forcave Ajrore.

Share.

About Author