Dy vjet nga vdekja e Muhammad Ali

0
Loading...

Në Kentaki të SHBA u përkujtua dy-vjetori i vdekjes së legjendës së boksit e jo vetëm, Muhammad Ali. Ai ishte gjithashtu një luftëtar i madh kundër ndarjes raciste në Shtetet e Bashkuara.

Si Cassius Clay, ai lindi më 17 janar 1942 në Louisville, qyteti më i madh në Kentaki. Boksin e filloi në moshën 12-vjeçare ku si amator ai fitoi 161 nga 167 ndeshje në total.

Ndërsa si profesionist fitoi 56 përballje nga 61s.

Në moshën 22-vjeçare u kthye në Islam dhe ndryshoi emrin e tij në Muhammed Ali.

Ai ishte gjithashtu një mik i ngushtë i Malcolm X, një aktivist i njohur i të drejtave të njeriut dhe aktivist kundër racizmit në Amerikë.

Ai vdiq në një spital në Phoenix, Arizona në vitin 2016, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Share.

About Author