Hapet vrimë në mes të urës në Drenas, rrezikohen udhëtarët (Video)

0

Një gropë është hapur rishtazi në asfaltin e urës së fshatit Shtrubullovë të Drenasit.

Kjo për banorët po paraqet rrezik, andaj janë vendosur disa shenja që të mos kalohet afër.

Ura supozohet se shpejt mund edhe të shembet tërësisht, derisa nëpër të kalojnë edhe makina të rënda.

E ka nga banorët që besojnë se qysh para rreth dhjetë viteve, kur u rregullua asfalti këndej pari, nuk ishte punuar mirë.

Share.

About Author