Kosovarët s’po bëjnë fëmijë, bie përgjysmë numri i lindjeve

0
Loading...

Numri i lindjeve në Kosovë është përgjysmuar krahasuar me katër dekada më parë. Pavarësisht kësaj, kosovarët janë të parët në rajon me shtim natyror të popullsisë.

Profesori Rifat Blaku thotë se shteti serb më së shumti i frikësohet natalitetit të kosovarëve.

Në dy vitet e fundit, në Kosovë, janë lindur mbi 60 mijë bebe. Shtimi i popullsisë ka rënë por përsëri kosovarët prijnë në rajon në aspektin demografik.

Kjo e re nga Prishtina, nuk dëshiron të ketë më shumë se dy fëmijë në të ardhmen.

Njëjtë si Ardita, edhe banorët e tjerë të Kosovës, për dallim nga disa dekada më herët, kanë ndërruar qëndrim për planifikim familjar.

Më herët, shumica e familjeve shqiptare të Kosovës kanë pasur shtatë, tetë fëmijë e dhjetë fëmijë. Sot, familja mesatare në Kosovë është 6 anëtarë.

Edhe profesori i demografisë Rifat Blaku konstaton se shtimi natyror i popullsisë në Kosovë është përgjysmuar. Fajtor për këtë, sipas ti, është faktori ekonomik, social e psikologjik, raporton T7.

Krahas kësaj, sipas tij, Kosova është vitale në aspektin demografik në krahasim me vendet e tjera me numrin e lindjeve.

Blaku komenton edhe deklaratat e Presidentit Vuciq, për shtimin natyror të popullsisë serbe.

Sipas tij serbët kanë demofobi ose frikë nga shtimi i popullsisë së Kosovës.

Mirëpo një politikë e tillë sipas Blakut, nuk funksionon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se brenda katër dekadave të ardhshme, nëse nuk do të ketë shtim të popullsisë në Serbi, atëherë kombi serb rrezikon të zhduket. Madje, ai ka vënë edhe çmime për lindje të fëmijëve.

Për secilën familje serbe që do të kenë fëmijën e katërt, Vuçiq tha se do të japë shpërblim 18 mijë euro.

Edhe në Kosovë ka pasur zotime se për secilën lindje Shteti do të ndajë mjete, por një premtim i tillë kurrë nuk është realizuar.

Në vitin 2016, kosovarët janë shtuar me mbi 30 mijë bebe. Ndërsa, vitin e kaluar kosovarët janë shtuar me mbi 31 mijë bebe tjera.

Share.

About Author