Ramiz Lladrovci punët në “terezi”, Komoranin e merr uji, kryetari këmbët mbi karrikë në Gjermani duke shikuar boks (FOTO)

0

Kryetari Lladrovci i ka qitë punët në “terezi”, ai është parë duke shikuar ndeshjën e boksit të Haxhi Krasniqit në Gjermani.

Por përderisa kryetari i Komunës së Drenasit shikon boksin në Komoran rrugën kryesore e ka marr uji nga reshjet e shiut dhe krejt kjo si pasojë e mos vazhdimit të rregullimit të rrugës kryesore në Komoran, për shkaqe ende të panjohura.

Kryetari Lladrovci kohëve të fundit është parë në shumë ndeshje ndërkombëtare por Komuna e Drenasit ka mbetur prap si ndër komunat më të varfëra në Kosovë.

Ndryshe nuk dihet se kur do të rifillojë rregullimi i rrugës qendrore në Komoran./DRENICASOT

Kështu duket Komorani pas reshjeve të mëdha të shiut!

Kështu duket Komorani pas reshjeve të mëdha të shiut!

Posted by Drenica Sot on Saturday, June 2, 2018

 

Share.

About Author