Përfundon turniri tradicional ‘’TRE DESHMORET’’ e fshatit Nekoc(FOTO)

0
Loading...

Turneru Tradicional ‘’TRE DESHMORËT ‘’, i bënë 19 vite që organizohet për nderë të tre dëshmorëve të fshatit Nekoc. Turneu ka zgjatur 20 ditë, dhe kanë marrur pjesë përmbi 100 ekipe nga mabrë trevat e Kosovës. Në këtë turne ka pasur lojtarë të Superligës së Kosovës, nga kampioni akutal FC Drita, Lojtarë të kampionit të futsallit – Feniks, lojtarë të Liburnit – Gjakovë, Besës së Pejes, Prishtinës, Istogu, Fushe Kosoves, Lipjanit, Prizrenit, Mitrovicës, Malisheves, Klines, nga çdo cep i Kosovës dhe me gjerë.

Tunrenu Tradicional ‘’TRE DESHMORËT’’ është mbajtur në fushën sportive ‘’ 17 KORRIKU’’ në Komoran. Nga 20 ditë sa ka zgjatur turenu, interesimi i shikuesve ka qenë jashëzakonishtë i madh, çdo mbrëmje kanë qenë afër 500 shikues, ndërsa në gjysëm finale dhe finale përmbi 2000 shikues.

Pa ndihmen e donatorëve, ky turne do të ishte i pamundur të mbahej. Këtë turne e kanë mbeshtuetur financiarshit afër 60 donatorë, të cilet kryesisht kanë qenë nga Komuna e Drenasit ( Nekoc, Komoran, Drenas dhe më gjerë, të cilë në emër të Këshillit Organizativ i falenderojmë shumë për mbështetjen e dhënë.

Turneu ka qenë i organizuar mjaftë mire, për të cilin janë angazhuar djem të rinj dhe vullnetarë; E madhështinë turneut ia kanë shtuar Referet : Ekrem Franca, Besar Beqiri dhe Visar Hoxha, të cilët me një referim fer, korrekt dhe të paanshëm e kanë berë turneun tradicional ‘’TRE DESHMORËT’’ turneun më të madh në Kosovë.

Fitues i këtij turneu është shpallur ekipi nga Prizreni : REINA QERAMIK KOLINA, të cilë në finalen e mbajtur me 03.06.2018, e kanë mposhtur KF MENDI, me rezltat 9-8.

Ka qenë njera nga finalet më të bukura të zhvilluara ndonjeherë ne futboll të vogël, ku janë shenuar 17 gola, për 40 minuta sa është zhvilluar ndeshja.

Në emër të Këshillit Organizativ, i falenderojmë Donatorët, Ekipet pjesëmarrëse, Referet, dhe Shikuesit e turnirit tradicional ‘’ TRE DESHMORËT’’ e fshatit NEKOC. Ju faleminderit shumë, dhe mirëupafshim vitin tjetër!./DRENICA SOT/

Share.

About Author