Vodhi paratë e skamnorëve në Drenas, kjo i ndodhi hajnit nga Prishtina

0
Loading...

Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili u kap nga kamerat e sigurisë duke e vjedhur arkën me para për familjet skamnore të vendosur në një furrë të bukës në Drenas.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë personi i dyshuar është prangosur në përpjekje duke e lëshuar territorin e Kosovës.

“I dyshuari është i moshës 46-vjeç, me inicialet V.A., nga Prishtina. Për rastin është njoftuar menjëherë Prokurori i Shtetit me urdhrin e të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda Policisë.

Vjedhja ka ndodhur të mërkurën mbrëma ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë të shtunën.

Kjo vjedhje kishte ngjallur reagime të shumta pasi parat e mbledhura ishin të destinuara për familjet skamnore.

Video e kësaj vjedhje kishte bërë gjiro në portale dhe rrjetet sociale dhe pas shpërndarjes së madhe, sot i dyshuari kryesor ndodhet prapa grilave derisa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

Share.

About Author