Në Drenas shënohet Dita Botërore e Mjedisit

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me KRM “ Pastrimi”, CEDE, Green Art Center-Prishtina dhe OJQ tjera, si dhe Policinë, KFOR-in, Kryqin e Kuq dhe Shtëpinë e Shëndetit në Drenas kanë organizuar aktivitete me moton “Dita Botërore e Mjedisit”.

Fillimisht ju dha fjala Nënkryearit të Komunës, Gani Sylaj, i cili përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti. Gjithashtu ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i OJQ “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, i cili para të pranishmëve prezantoi punën dhe aktivitetet që po zhvillohen në të gjitha komunat.

Aktivitetet të cilat janë mbajtur për shënimin e kësaj dite në Komunën e Drenasit janë:

– Aksion për pastrimin e qendrës së qytetit (parkut, sheshit me rrethinë).
– Informim i qytetarëve për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim, promovimi i konceptit 3’R dhe vullnetarizmi, nga Klubet e Gjelbërta.
– Pastrimi i deponisë së egër pranë banesave të socialit në Çikatovë të Re, Drenas.
– Eleminimi i disa deponive ilegale nga kompanitë që do ta mbështesin komunën, Çikatovë e Re, afër objektit të banimit social 1 dhe 2, Komoran – Qukat, dhe rruga për lagjen Mulaku, në Gllobar te pishat-Kamenicë si dhe te Lagja e Feronikelit.

Share.

About Author