Albin Kurti në Drenas, VV-së i bashkohen 60 anëtarë të rinj, pjesëmarrës të sapoaderuarit Enver Dugolli dhe Zeqir Bekolli

0

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas mbrëmjen e kaluar mbajti tubim me anëtarë të rinj që ju bashkuan kësaj partie.

Pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili bashkë me të sapoaderuarit Enver Dugolli dhe Zeqir Bekolli ishin të ftuar nga Kryetari i LVV-së, Qendra në Drenas, Shemsi Elezi, për të marrë pjesë në aderimin e 60 të rinjve drenicas në Lëvizjen Vetëvendosje.

Shemsi Elezi me bashkëpuntorët e tij, arriti që të jetë zgjidhja më e mirë e të rinjve nga Drenasi duke i afruar plotë 60 të rinj, ekspert të fushave të ndryshme, duke afruar frymë të re në Lëvizjen Vetëvendosje në Drenas.

Pas prezantimeve mbi çështjet politike, organizative dhe socio-ekonomike, tubimi vazhdoi me bashkëbisedim të hapur me të pranishmit mbi zhvillimet në institucionet qendrore dhe shqetësimet e shumta të qytetarëve të Drenasit.

Vlen të cekët se Vetëvendosje në Drenas, ka qenë shumë aktive duke mobilizuar gjithë strukturën e tyre duke dal në teren për të parë problemet esenciale të qytetarëve drencias, gjë kjo e cila po aludon me aderimin e 60 të rinjve në këtë Lëvizje./DRENICASOT.

Share.

About Author