Kryetari i KBI-Drenas, Valon Bequku uron Ditën e Çlirimit të Drenasit!

0
Loading...

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku ka uruar 14 qershorin Ditën e Çlirimi të Drenasit.
Bequku në urimin e tij, ka thënë se rruga për liri ka qenë e vështirë, por që duhet të ndihemi krenarë për mos dorëzimin e brezave të tërë deri në këtë ditë.
Ai ka thënë se në këtë ditë kujtojmë më meritorët, dëshmorët tanë të brezave të ndryshëm që dhanë jetë për liri e pavarësi.
Bequku poashtu ka uruar që në vend të ndërtohet një ardhme e ndritur e më vlera fisnike për të gjithë.
Ky është urimi i plotë i tij:
Të nderuar bashkëqytetarë të Drenasit, motra e vëllezër,
Më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas dhe në emrin tim personal, të ju uroj ditën e çlirimit të qytetit tonë.
Duke qenë të vetëdijshëm për të kaluarën tonë të vështirë, për rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë, për gjenocidin e vazhdueshëm të Serbisë ndaj popullit tonë, me sakrifica të mëdha të brezave të tërë, por mbi të gjitha krenar për mosdorëzimin dhe përpjekjen për dinjitet njerëzor deri në flijim.
Sot, përkujtojmë më meritorët për këtë ditë, dëshmorët tanë brez pas brezi, të cilët mbajtën gjallë frymën tonë për liri, të cilët dhanë jetën për të mbetur gjithmonë të gjallë siç thotë Zoti në Kuran: “Kurrsesi të mos mendoni, se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë…”. Po ashtu, familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e luftës dhe gjithë luftëtarët që dhanë gjithçka nga vetja e tyre.
Liria nuk ka çmim, e kaluara jonë është themel i së ardhmes sonë, dhashtë Zoti t’i ruajmë themelet tona duke ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë, për mirëqenie e dinjitet të secilit, për një vend me vlera fisnike që e duam të gjithë ne.
Urime dita e Çlirimit!
Valon Bequku
Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.

Share.

About Author