Prifti katolik gjatë luftës rrahu kambanën e Kishës për tu kujtuar vëllezërve musliman kohen e Iftarit (VIDEO)

0
Loading...

Çfarë është kjo kambanë në ketë interval kohorë të pa zakontë, kishte pyetur Priftin një përfaqësues ndërkombëtar? Po bije në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptar të besimit mysliman që janë të strehuar neper familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi me shumë butësi, raporton Publicisti.com

 

Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98, rrahu kambanat për tu treguar myslimaneve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”.

Për një përfaqësues ndërkombëtar që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e kambanës në atë kohë krijuan kureshtje, por kur mësoj arsyeje ishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik për shqiptaret e besimit mysliman që bëjnë iftarin me kambanat e Kishës, kujton ketë akët historik Publicisti.com

Historiani Muhamet Mala shpjegon përmes videos me gjerësisht:

 

Share.

About Author