Zhduket gazetari serb që po hulumtonte vrasjen e Ivanoviqit

0

Mbrëmë në Bella Cerkvë të Serbisë , është zhdukur gazetari Stefan Cvetkoviq, ndërkaq bëhet e ditur se vetura e tij tashmë është gjetur.

“Stacioni i policisë në Bela Crkva është njoftuar sonte se në Rrugën e Beogradit në Bela Cërkvë ka gjetur një automjet të parkuar të markës “polo” në të cilin dera e shoferit ishte e hapur” njofton Ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton Klan Kosova

Gazetari Cvektoviq gjatë majit kishte mbajtur një konferencë shtypi në të cilën kishte thënë se ai ishte mbajtur gjashtë orë në pikën kufitare në Jarinë dhe se pas kësaj nga Policia e Kosovës kishte marrë dokumentin me të cilin konfirmohej se ai ishte me urdhër të prokurorit special që udhëheq hetimet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviqit.

Cvetkoviq asokohe kishte thënë se në Kosovë kishte shkuar me punë gazetarie sepse, siç kishte deklaruar ai po punonte në hulumtimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ai në muajin shkurt në Beograd kishte mbajtur një konferencë për shtyp ku kishte shfaqur fotografitë e njerëzve të cilët siç thoshte ai dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, transmeton Klan Kosova.

Share.

About Author