A dëshmon incidenti në Deçan se Grupi i Kumanovës ishte tradhtuar!?

0

Është përfolur me vite të tëra se Grupi i Kumanovës ishte tradhtuar.

E ngjarja e sotme në Deçan, kur vëllai i ish ushtarit të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Beg Rizës, i cili u vra në luftimet e Kumanovës, nuk e lejoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn që të largoj flamurin dhe të zbuloj shtatoren e Beg Rizës.

Vëllai i Beg Rizës, Aliu sot me një reagim dukshëm të nervozuar nuk lejoi kreun e Qeverisë, Ramush Haradinaj që të bëjë inagurimin e shtatorës.

Ndoshta kjo një dëshmi se fjalët e qarkulluara prej vitesh për tradhtinë e Grupit të Kumanovës janë të vërteta.
Ramush Haradinaj kishte munguar edhe në ceremonin e varrimit të Beg Rizës dhe dëshmorëve të tjerë.

Pohimet se Grupin e Kumanovës e kanë dërguar në një “luftë pa krye” mbeten edhe sot misterioze. Aasnjëherë derimë tani nuk është zbuluar e vërteta se kush ishte “tradhtari” dhe pse i dërgoi në luftë?

Enigma mbetet edhe më e pasqaruar kur kemi pas deklarata të ndryshmë për Grupin e Kumanovës. Dikush i quante heronj e dikush tjetër tradhtar. Por, vetëm njëra nga këto është e vërtetë! Me siguri e para!

Pjesëtarët e Grupit të Kumanovës ishin luftëtarë të denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë luftuar në disa luftëra, luftëra këto që ia ngritën lavdinë Kosovës.

Ata ishin heronj, luftuan për tokën shqiptare, luftuan për neve, që sot të lëvizim të lirshëm në tokën tonë.

Ata nuk luftuan për “komandantët” që në krahë të luftës sot i gëzojnë milionët dhe u bënë si “kancer” për qytetarët e Kosovës.

Në ngjarjën e Kumanovës, ku forcat ushtarake sllavo-maqedone luftuan për rreth 230 orë me grupin e armatosur të UCK-së. Aty mbetën 10 shqitparë të vrarë dhe disa polic sllavë.

Flitet shumë se për këtë grup të armatosur kanë qenë në dijeni të gjitha institucionet e Kosovës, e po ashtu edhe të Maqedonisë, madje këta të fundit kanë komunikuar edhe me grupin e UÇK-së.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, ishin kapur të gjallë në ditën kur Grupi i Kumanovës iu dorëzua forcave policore – ushtarake maqedonase.

Një fakt të tillë e dëshmojnë komunikimet zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, përkatësisht me ambasadën e Kosovës në Shkup.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë kishte konfirmuar autenticitetin e dokumentit të publikuar në media, përmes të cilit MPJ-ja e kishte njoftuar ambasadën e Kosovës se mes personave të arrestuar nga policia gjenden edhe Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, të cilët mëvonë rezultuan të vdekur.

Zyrtarisht institucionet e Kosovës nuk i kanë përkrahur qytetarët që luftuan në Kumanovë derisa kanë kërkuar hetime të ngjarjes tragjike.

Ndërsa sot, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Deçanit për të përuruar shtatores e Beg Rizajt i vrarë në Kumanovë të Maqedonisë, në maj të vitit 2015.

Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

Vëllai i Beg Rizajt nuk e ka lejuar Haradinaj të largojë flamurin kombëtar nga shtatorja e Beg Rizajt.

Kryeministri është pajtuar me këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë.

Në këto luftime betën të vrarë Xhafer Zimberi – 1972, Valon Kabashi – 1985, Turgaj Gashi – 1978, Arben Rexhaj – 1971, Samit Kastrioit – 1975, Hisen Rushiti – 1965, Fatlum Vishesella – 1983, Mirsad Ndrecaj – 1979, Beg Rizaj – 1977, Nusret Kaloshi -1975.

Shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës janë dënuar me burgim të përjetshëm, të tjerët gjithsej u dënuan me 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre janë liruar nga aktakuza.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu, burg i përjetshëm

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm

Vladet Zekaj, burg i përjetshëm

Bek Bajra, burg i përjetshëm

Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm

Qenan Hiseini, 20 vjet

Irfan Lutfiu, 14 vjet

Fadil Elshani, 20 vjet

Esat Kafegjolli, 40 vjet

Adrian Bujari, 40 vjet

Shefqet Hallaqi, 40 vjet

Lirim Demiri, 20 vjet

Hajrush Abdija, 20 vjet

Betim Kabashi, 40 vjet

Genti Sefaj, 40 vjet

Lendrit Rustemaj, 20 vjet

Enver Hoxha-Klajn, 40

Rufki Dogani, 40 vjet

Mirsad Qerimi, 20 vjet

Bajram Elshani, 40 vjet

Nexhmedin Lika, 40 vjet

Lirim Krasniqi, 40 vjet

Sevdail Miftari, 40 vjet

Fatmir Recica, 40 vjet

Arsim Bajrami, 13 vjet

Musa Pajaziti, 12 vjet

Ragmi Latifi, 18 vjet

Seadudin Abdullahu, 14 vjet

Elham Arifi, 13 vjet

Ebib Alimi, 12 vjet

Të liruar janë Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Share.

About Author