Gjithçka që ndodhi sot në Deçan gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt

0
Loading...

Kryeministri, Ramush Haradinaj, është përballur përsëri me një ngjarje të pakëndshme gjatë zbulimit e shtatores së ish-luftëtarit, Beg Rizaj.

Ndonëse ndodhej në Deçan pikërisht për këtë rast, ai nuk mundi ta realizonte këtë qëllim, meqë vëllai i Beg Rizajt nuk e lejoi një gjë të tillë, raporton KTV.

Por, Haradinaj tha se nuk pati incident.

Për këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili pretendon se ka qenë ndërhyrja e kryeministrit Haradinaj ajo që i ka shpëtuar vëllezërit Rizaj pa krijuar incident ndërmjet tyre.

Në një komunikatë për media, Ramosaj ka shpjeguar se njëri nga vëllezërit i është drejtuar kryeministrit me kërkesën që dy vëllezërit e tjerë që nuk kanë qenë në luftë, të mos marrin pjesë në zbulimin e shtatores së Rizajt.

Për këtë, Haradinaj, sipas Ramosajt, ka ndërhyrë, duke thënë se vetëm njëri vëlla do ta bëjë zbulimin.

Zbulimi i shtatores së Rizajt i cili u vra në Kumanovë në vitin 2015, është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

Share.

About Author