Incidenti në Deçan, Haradinaj sqarohet për konfliktin me vëllain e Beg Rizajt

0
Loading...

E plotësuar) – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar versionin e tij për incidentin që ndodhi sot në Deçan, atje ku u zbulua shtatorja e Beg Rizajt.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se incidenti u spekulua nga mediat, pasi sipas tij, mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me të, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria.

Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje.

I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjërë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua.

Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë./BS

***

Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Deçanit për të përuruar shtatores e Beg Rizajt i vrarë në Kumanovë të Maqedonisë, në maj të vitit 2015.

Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

Famljari i Beg Rizajt nuk e ka lejuar Haradinaj të largojë flamurin kombëtar nga shtatorja e Beg Rizajt.

Kryeministri është pajtuar me këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë.

Zyrtarisht institucionet e Kosovës nuk i kanë përkrahur qytetarët që luftuan në Kumanovë derisa kanë kërkuar hetime të ngjarjes tragjike.

Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Gjykata Themelore e Shkupit në nëntor të vitit 2017 kishte dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm ishin: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

ImageFOTO GALERI

***

Në qendrën e Deçanit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj.

Por, zbulimin e saj nuk e bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ishte aty për këtë çështje.

Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër.

ImageFOTO GALERI

Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.

Ndërkohë, Haradinaj ka shkuar dhe nuk ka reaguar asgjë.

Kp do të sjell rrëfimin e vëllait të Beg Rizajt për të sqaruar situatën që ka ndodhur.

****

 

Ka nisur ceremonia për zbulimin e shtatores së heroit të kombit Beg Rizaj, të vrarë në vitin 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë.

Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

Në ceremoninë e organizuar po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Share.

About Author