Këta janë të dyshuarit për vrasjen e të riut ferizajas

0
Loading...
Dy të rinj, në stilin e kriminelëve ordiner, kanë mbytur një 26 vjeçar.

Dy të rinj ferizajas, D. SH dhe M. M janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e 26 vjeçarit Elvedin Ibrahimi. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje.

“Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. 29 vjeç) për veprën penale “vrasje e rëndë” është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër (M.M. 22vjeç) i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithë ngjarja ka ndodhur, sipas burimeve brenda policisë, si hakmarrje ndaj disa rrahjeve të tjera që kanë ndodhur në të kaluarën.

Share.

About Author