“Papa Ramizi i II-të udhëheqë me Kishën në Llapushnik, cakton veshjen si të duken komuniteti katolik dhe kush ti pret mysafirët (FOTO)

0

Duket se kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka punët mirë me punësim. Përvec që ushtron postin e të parit të Komunës së Drenasit Lladrovci merrët edhe me dizajn kishtar.

Komuniteti katolik në Llapushnik kësaj radhe, gjatë vizitës së Nënkryetarit të Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland kishte si “shef” krejt dikënd tjetër. Ishte kryetari Lladrovci me zyrtarët e Komunës së Drenasit që ju tregonin se cfarë të veshnin mikëpritësit e Nënkryetarit të PE-së.

Ndërsa, sekularizmi ka ardhur në shprehje si mënyrë e ndarjes së shtetit nga feja, për të mbrojtur besimtarët nga persekutimi shtetëror, kjo duket se nuk po ndodh edhe në vendin tonë edhe pse Kosova sipas Kushtetutës së saj është shtet sekular.

Kushtetutën pra po e thyen i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili si udhëheqës i Komunës po i determinon dukjet dhe po përzihet direkt në cështjet e brendshme të Kishës Katolike në Drenas.

Ndryshe, dy javë më parë kishte reagim të ashpër edhe të shoqërisë civile në Drenas për shkak të injorimit të ftesës së Lladrovcit për pjesëmarrje në iftarin që u mbajtë në Xhaminë e Komoranit.

Nuk dihet ende se a do të ketë ngirtje të ndonjë aktakuze ndaj kryetarit Lladrovci si i Komunës së Drenasit, komunë kjo e cila po e shkelë Kushtetutën e Kosovës duke shkelur sekularizmin, term ky me të cilin përkufizohet Kosova si shtet./DRENICASOT.

Share.

About Author