Ankohen banorët e Gllanasellës, prej nga vije edhe Kryetari Lladrovci, “katastrofë për ne, ja nga kalojmë”

0

Banorët e fshatit Gllanasellë të Komunës së Drenasit, fshat ky prej nga vije edhe kryetari Lladrovci janë ankuar për gjendjën e tmerrshme në rrugën e fshatit.

Nga fotot e dërguara shihet balta që ka mbuluar krejtësisht rrugën e cila ishte e shtruar me zhavor.

Ende nuk dihet reagimi i Komunës së Drenasit por banorët e fshatit kanë thënë se kjo gjendje e rënduar ka sjellur probleme të mëdha edhe tek qarkullimi i banorëve të këtij fshati e sidomos tek fëmijët të cilët po kanë vështirësi në rrugën e tyre për në shkollë.

E përderisa fëmijët kanë vështirësi të mëdha të kalojnë nëpër këtë rrugë plotë baltë, kryetari Lladrovci nuk i ndal udhëtimet jashtë vendit për ngjarjet sportive që ndodhin në tërë botën. Së fundmi është parë edhe në ndeshje të boksit ku shihej se si i kishte vendosur këmbët mbi karrikë edhe pse si kryetar do të duhej të ishte shembull i mirë për të gjithë qytetarët e Drenasit, kryetar i së cilës është Lladrovci./DRENICASOT.

Share.

About Author