A ishte i qëllimshëm neglizhimi i rrugës qendrore në Komoran?

0

Po bëhen tash e sa muaj kur fillojë implementimi i rregullimit të pjesës tjetër të rrugës qëndrore në Komoran.

Komuna edhe pse ishte në dijeni që mund të dalin me objektet private në pronat publike vazhdojë me këmbëngulësi në “teket” e veta. Ata edhe pse e dinin se një gjë e tillë do të merr shumë kohë procedura në gjykata bëri një veprim të “pamatur” me maturi. Nisi të shkatërrojë një objekt i cili gjindej në pronën publike dhe që ishte në dijeni edhe për objektet tjera që kishin probleme të njejta.

Pasi u shkatërrua rruga e vjetër e asfaltuar Komorani tash e sa muaj po vazhdon të jetë nën kolapsin infrastrukturor e që shumë lehtë mund të ngrejmë pikëpytje se a ishte për hakmarrje politike ndaj këtij vendi nga kryetari Lladrovci, kur e gjithë vijueshmëria e implementimit të këtij projekti shkojë si mos më keq.

Tash kur po bëhen muaj në fillim të implementimit të këtij projekti rruga është nën kolaps total. Qendra e Komoranit po bllokohet tërësishtë sa herë që ka reshje të shiut dhe krejt kjo sipasojë e mosprofesionalizmit të Komunës të cilët do të duhej ta kishin menduar problemet me këtë aks rrugor.

Ndryshe ata që po e pësojnë më së shumti këtë janë bizneset në Komoran bashkë me qytetarët të cilëve ju paralizohet qarkullimi në raste të reshjeve të shiut/DRENICASOT.

Share.

About Author