Prokuroria interviston Thaçin, Limajn, Krasniqin e Selimin, pas përplasjes mes Zekës e Lladrovcit

0

​​Prokuroria e Kosovës i ka intervistuar disa figura politike të Kosovës për përplasjen në mes të Milaim Zekës dhe Ramiz Lladrovcit.
Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, janë marrë në pyetje nga Sylë Hoxha. Këtë e ka konfirmuar sot në Frontal të T7 deputeti Milaim Zeka.

Deputeti i Nismës ka thënë se Ramiz LLadrovci nuk është asgjë tjetër se sa një njeri pa tru.

Milaim Zeka, ka deklaruar në një emision televiziv kohë më parë se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit, përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi.

“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka.

Ramiz Lladrovci e ka paditur Zekën për siç i quan ai shpifjet që janë bërë ndaj tij.

Lladrovci po ia kërkon Zekës 100 mijë euro dëmshpërblim.

Share.

About Author