Ky është ish i burgosuri nga policia serbe, i cili punon 18 orë në ditë(FOTO)

0
Loading...

 

 

Rrahim Aliu dikur i burgosur nga policia serbe ,tash një njeri i zoti dhe shumë  punëtor, kjo për arsye sepse ai arrin të punoi 18 orë në ditë, krahas përjetimeve që pati gjatë luftës.

Zakonisht ditën e fillon në ora 7:00  të mëngjesit, në serat e tij duke kultivuar kultura bujqësore nga të cilat arrin t’i siguroi disa të ardhurat familjare ,ndërsa pasdite punon në një qendër tregtare  e cila është një punë e vështirë për një 56 vjeçar si ai .

Ai thotë se bënë jetë normale por që çdo herë mbanë të freskëta kujtimet dhe tmerret e përjetuara gjatë 4 viteve të luftës në burgje të ndryshme .

“Çdo përvjetor i masakrës se Dubraves me kthen prapë në kohën kur  jeta jonë ishte bërë tmerr”,  janë fjalët e Rrahimit  çdoherë kur vjen muaji i pestë i vitit  .

Ish- i burgosuri  kujton kohën kur kishte vendosur të kthehej në Kosovë .Atëkohë,  bashkë me 50 shqiptarë kishin lënë  vendet e BE-së ,duke vendosur të kthehen dhe të japin kontribut për Kosovën .Madje ,ai planifikonte të bëhej pjesëtar i UCK-së ,por që plani i tij nuk u arrit asnjëherë ,kjo për arsyen së bashkë me shokët e tjerë  përfunduan  krejt diku  tjetër .

Ne kufi me Kosovën ,policia serbe ,i kishte ndaluar ,arrestuar e me pas dërguar në burg 15 nga 50 udhëtaret  dhe i kishte dënuar secilin prej tyre me nga 3 deri 5 vjet burgim .Të burgosurit ,siç rrëfen Rrahimi ,ishin dërguar në katër burgje .Fillimishtë në Prokuple , në Nish , pastaj i kishin dërguar  në Istog.

Në burgun e  Dubraves kishin përjetuar tmerrin, për shkak së policia serbe kishte përdorur të burgosurit si mburoje në kohën kur objektet ushtarake dhe policore  të Serbisë borbandoheshin nga forcat e Aleancës Veri Atlantike  .

Borbandimet e Nato-së  filluan me 24 mars 1999  dhe kishin zgjatur 78 ditë .Gjatë kësaj kohë ,ishin vrarë mijëra shqiptarë derisa  disa prej tyre ishin ngujuar neper kazermat serbe ,te cilët me pas ishin goditur nga forcat e Aleancës .Ne këtë situatë keq kishin pësuar të burgosurit e Dubraves ,ku me datë 19 maj ishte borbanduar burgu duke lëne te vdekur  shumë të burgosur shqiptarë.

Pas shqiptimit të viteve burg ,të burgosurit i kishin dërguar në burgun e Prokuples .

 

Tmerret  e burgut të Prokuples

Në burgun e Prokuples të burgosurit qëndruan nga gushti 1998  deri  disa ditë pas 24 marsit 1999.

Në këtë burg të burgosurit kishin përjetuar tmerre të mëdha sepse asnjë ditë e vetme nuk kalonte që të burgosurit nuk po maltretoheshin  në mënyra të ndryshme duke ushtruar dhunë të madhe mbi ta ,kujton Rrahimi.

Derisa po rrëfente tmerret dhe maltretimet në burg ai , fillimisht  kujton vizitën e parë që ia beri babai i tij ,një vizitë e papritur ,që si kujtim la fjalët ngushëlluese dhe shpresëdhënëse .

Krahas fjalëve të babait kujton  lajmin me të hidhur që mori brenda burgut, ku për gjendjen në  Kosovë  informoheshin  përmes një transistori të fshehur ,  ishte lajmi për  masakrën e Recakut dhe rrëfimi i një gruaje e cila mes lotëve po  thoshte “ma vranë vllan e hasretit”,  rrëfimi i cili preku shumë prej të burgosurve dhe që beri të krijohej një bindje të të burgosurit se në Kosovë nuk  kishte mbetur njeri i gjallë , tregon Aliu.

 

Transformimi në burgun e Nishit

Gjatë transformimit nga burgu i Prokuples për në Nish maltretimet ishin të tmerrshme aq sa mendja e njeriut vështirë ta paramendoi .Është e vështire të harrohen vuajtët e sidomos fyerjet qe bënin serbet në drejtim të burgosurve  ,qe nga tmerri vetëm  sa ishin gjallë, thotë ai.Në Nish qëndruan  nga 24 marsi deri 30 prill 1999 ,ku  çdo gjë ishte e tmerrshme madje edhe ushqimi,  ushqim nuk mund te quhet një rriskë buke vetëm sa për mbijetese ,ndërsa një gote ujë për shumë të burgosur  ndahej sa për të larguar etjen e madhe, po rrëfente Aliu derisa mundohej t’i sistemoi ngjarjet qe i përjetoi në burgun e Nishit .

Transformimin e të burgosurve në Nish ,familjaret e kishin kuptuar nga gazetat të cilat kishin njoftuar për fatin e tyre .Gjatë këtyre viteve në Kosovë ishte krijuar një bllokad e informimit sepse mediat po e krynin punën e tyre me shumë vështirësi, dhe kjo gjendje  po veshtirsonte informin e familjarve për fatin e të burgosurve.

Nga burgu i   Nishit te burgosurit i dërguan në burgun e Dubraves .

 

Vuajtjet në burgun e Dubraves

Vuajtjet me të tmerrshme i kujton në burgun e Dubraves ku i kishin mbledhur  të burgosurit nga burgje të ndryshme , në mesin shumë njerëzve kujton Ukshin Hotin ,Bislim Zogaj e shumë të tjerë .

“Masakra e Dubraves paraqet masakrën më të tmerrshme ku çka do qe shihje të jepte ndjenjën se ishte një kasaphane por qe mbi te gjitha ishin njerëzit ata qe vdisnin”, thotë ai.

Në mendje i kishte mbetur  edhe rasti kur u borbandua kuzhina e burgut dhe kujton fatin e tmerrshëm të një te burgosuri, të cilin granata e kishte goditur në fytyrë dhe thuaj të gjithë të burgosurit ishin detyruar të përballeshin me atë pamje të tmerrshme ,rrëfen ai.

 

 

Fusha e sportit u kthye në fushë  tmerri

 

Fusha e sportit në burgun e Dubraves lidhet me ngjarjen me të tmerrshme që përjetuan të burgosurit .Kjo për arsye se pas borbandimeve të Nato-së në burgun e Dubraves  filloi keqtrajtimi nga serbet, që i morën të burgosurit dhe i nxorën në fushën e sportit më arsyetimin për ti numëruar ata  ,me rreshtimin e tyre filluan pushkatimin ku shumë prej të burgosurve mbeten të vrarë .

Të përballur me jetën apo vdekjen të mbijetuarit filluan të thyenin dyert e hekurta që kishte burgu ,por  fati i keq i tyre ishte se hasen në gardianet e burgut, e si zgjidhje e panë futjen në  puset e kanalizimit ,vend qe megjithatë nuk ishte i sigurt ,sepse për shumë kënd doli të jetë fatal , kjo për shkakun se gardianet serb po hidhnin granata dore brenda puseteve duke lën  një numër te madh te vrarëve  , po rrëfente Aliu , derisa ule kokën dhe  fytyra e tij vazhdimisht po zbehej.

Ai gjithashtu kujton fatin  e  keq të njërit nga shokët e tij ,i cili nuk kishte arritur qe t’i përballoi vuajtjet dhe tmerret e burgut  i cili  me pas filloi  të ketë edhe probleme mendore .Si rast shumë të rënd kujton kur një i burgosur e  kishte varë veten duke lënë kështu një kujtim të tmerrshëm për të gjithë të burgosurit .

Të burgosurve ndihmë po iu ofronte Bislim Zogaj i cili kishte një punë  të veshtirë sepse numri i të semureve dhe të plagosurve ishte i madh . Ai thotë se në përhapjen e sëmundjeve ndikonte edhe ushqimi i cili ishte i tmerrshëm ,kujton kur për disa ditë  me radhë   ushqimi i të burgosurve ishte   brumë i pjekur në Diell .

Gjatë kësaj kohe kujton edhe plakun Hajdin Rama i cili me fjalët e tij vazhdimisht po u jepte shpresë se do te bëhej mirë në të gjithë  Kosovën.

Kur policia serbe kuptoi që numër i madh i të burgosurve ishin vrarë ,të mbijetuarit i kishin mbledhur dhe pastaj ndarë në autobus të ndryshëm për t’i dërguar në burgun e Lipjanit,  ku qëndruan deri me 10 qershor 1999. Gjatë  rrugës vazhdimisht u ishte kërkuar qe të mos tregonin përjetimet e tyre në burgun e Dubraves,por këto kërkesa të burgosurit nuk po i përfillnin fare , sepse gjithmonë kërkonin rastin për t’i treguar vuajtjet dhe padrejtësi qe iu bënë atyre dhe shokëve qe mbeten të vrarë aty  ,tregon Rrahimi Aliu.

 

Pas tmerreve në burgun e Dubraves dhe Lipjanit të burgosurit i dërguan prapë në Nish , ku qëndruan deri ne shtator të vitit  2000.Me 10 qershor të burgosurit përmes transitorit qe po e mbanin fshehurazi, kuptuan se ishte nënshkruar marrëveshja për lirinë e Kosovës, ai në mendje ende mban fjalët e një të burgosurit i cili po u kërkonte pak qetësi “ djem nalnu pak e të dëgjojmë se në Kosovë lufta paska mbaru”,  ishin fjalët e të burgosurit dhe qe ky ishte lajmi me mirë që kishin përjetuar të burgosurit gjatë atyre viteve ,rrëfen Rrahim Aliu.

Si veprim të guximshëm, ai  kujton vizitën  e avokatit Hysni Bytyqi i cili pavarësisht situatës se vështirë për të  vizituar të burgosurit bënte përpjekje të merrte emrat e të mbijetuarve dhe t’i lajmëronte familjaret .

Pas burgut të Nishit të burgosurit i dërguan në burgun Quprios , ku qëndruan deri  me 9 mars 2001, kur u kishte ardhur ftesa  për lirimin e tyre.

Edhe gjatë rrëfimit për lirimin dhe mbërritjen e të burgosurve në Prishtine, Rrahimi po mundohej të  fsheh emocionet qe e kishin  perciellur gjatë gjithë këtij rrëfimi .

Ai mban ende mend fytyrën e nënës e cila kishte dalë ta pres dhe kujton ndryshim qe kishte hasur menjëherë “situatë e rend ishte kur pash nënën e cila kishte  humbur thuajse gjithë shikimin  dhe tash kishte vendosur syzet për të me parë  mua  ” , rrëfen ai  derisa prapë ule kokën dhe pushon për disa sekonda.

Gjatë rrugës për në shtëpi ishte bindur se gjendja në Kosovë nuk ishte ajo qe kishte menduar se do ta shihte , gjithmonë mendonte se Kosovën do të gjente shkrumb e hi dhe  të zbrazur nga njerëzit ,mirëpo rrugës kishte parë njerëz qe në fytyrat e tyre shfaqej malli ,gëzimi dhe një lloj feste për kthimin e të burgosurve .

Kthimin e babait ne shtëpi pas shumë viteve e kujton  mirë djali tij , Behari, i cili thotë se nuk kishte  përjetuar ndjenjë  më të mirë se kur u kthye  babai dhe  gjithashtu shton se nuk ka përjetuar ende  një gëzim që i ofrohet gëzimit të asaj dite .

 

Ish-i burgosuri  Rrahim Aliu mbaron rrëfimin e tij me një mesazh per shoqerinë: “Sot si njeri në moshë , mundohem të qëndroi i fortë  dhe të punoj shumë ,  gjithmonë duke kujtuar dhe nderuar shokët që nuk arritën t’i  shpëtojnë tmerreve që i përjetuam bashkë, dhe kërkoj nga shoqëria jonë  të jemi më kembngules në qëllimet qe i shtrojmë vetes”,.

Share.

About Author