PDK në Skënderaj luftë për pushtet, Vetëvendosje me Hysni Mehani e Enver Dugollin marrin bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, Besim Ramën (FOTO)

0

Përderisa po vazhdon luftë e ashpër për pushtet brenda PDK-së në Skënderaj ku janë të ndara në dy grupe të fuqishme të cilat po luftojnë për të marrë pushtetin në PDK, Lëvizja Vetëvendosje sot ka qenë në aksion.

Ata sikurse edhe në Drenas fushatë të fuqishme elektorale po bëjn edhe në Komunën e Skenderajt ku po vazhdojnë me aderimet e reja të shumë intelektualëve dhe njerzëve që kanë dhënë kontribut në clirimin e vendit.

I tillë ishte edhe bashkimi me VV-në i Besim Ramës nga Prekazi i cili ju bashkua sot kësaj Lëvizje. E këtë njoftim e bëri i sapoaderuari në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-atasheu ushtarak në Tiranë, Enver Dugolli i cili bashkë Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me Hysni Mehani, kryetarin e Qendrës së Vetëvendosjes në Skenderaj sic duket kanë përvjelur mëngët dhe u janë futur seriozisht punës aktive në teren në bashkëbisedim me qytetarët drenicas.

E kjo sic duket edhe po ju shpërblehët pasi që sot ju bashkua një ndër bashkëluftëtarët e orëve të para të Komandantit legjendar Adem Jashari, Besim Rama i cili njëkohësisht ishte edhe i burgosur politik nga pushteti serb bashkë me Albin Kurtin dhe Enver Dugollin e që tashmë po i bashkon edhe Lëvizja Vetëvendosje. Ndryshe në njoftim thuhet se ditëve në vijim pritet të aderojnë edhe shumë të tjerë të cilët tashmë kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik ta bëjnë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje./DRENICASOT.

Share.

About Author