Olluri dhe Kajtazi akuzojnë Milaim Zekën për borxh ndaj shtetit, por ja se si kishin tentuar ta mashtrojnë shtetin, keqtrajtuar punonjësen, thyer ligjin dhe se si ishin dënuar për këto veprimtari të jashtëligjshme (FOTO)

0

Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri, të dy bashkëpronar të portalit “Insajderi” edhe sot kanë vazhduar me shkrime kundër deputetit Milaim Zeka.
Ata në artikullin e sotëm kanë përmendur se si deputeti Zeka po akuzohet se i ka mbetur shtetit afërsisht 59 mijë euro borxh.

Por Gazeta Online “Drenica Sot” ka zbuluar veprimtaritë e jashtëligjshme edhe të udhëheqësve të Portalit “Insajderi” të cilët kishin fyer punonjësen e vet dhe nuk kishin kryer obligimet ligjore me të si dhe kishin tentuar ta mashtrojnë shtetin për kontratën me të, e cila edhe ashtu punonte në kushte aspak të mira me rrogë shumë të ulët, përderisa ky portal paguhej nga Posta dhe Telekomi i Kosovës me mijëra euro në muaj, ndërmarrje kjo e cila udhëheqej nga Agron Mustafa, njeriu i cili akuzohet se dërgoi buzë greminës këtë ndërmarrje dikur aq profitabile në vendin tonë.

E përderisa Kajtazi e Olluri e kanë “gojën plotë” drejtësi e luftim të krimeve dhe veprimtarive të jashtëligjshme, po del të jetë vet ata që kanë kryer veprimtari të jashtëligjshme.

Për këto veprimtari të jashtëligjshme ishin dënuar si përgjegjës për cenimin e dispozitës së nenit 10 e sanksionuar me dispozitën e nenit 92 paragrafi 1 të Ligjit Nr.03/L-212 i Punës lidhur me dispozitën e nenit 7 paragrafi 2.2 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2012 për Përcaktimin e Gjobave dhe Shumave konkrete për Shkelje të Dispozitave të Ligjit të Punës, sepse punonjëses Egnesa Vitia nuk i ka lidhur kontratë të punës andaj ju shqiptua edhe gjoba prej 1 mijë eurove nga Inspektoriati i Punës.

Por edhe pse ju shqiptua masa ndëshkimore Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri nuk përfillën këtë vendim të Inspektoriatit të Punës dhe nuk paguan detyrimet ligjore që pasojë me shkuarjen e lëndës tek përmbaruesi privat i cili edhe e dërgojë deri në fund këtë cështje.

“Drenica Sot” ka kontaktuar me deputetin Zeka rreth artikujve të portalit që udhëheqet nga Olluri dhe Kajtazi.
Në një prononcim për “Drenica Sot” deputeti Zeka thotë se nuk mund ta paramendojë se si dikush flet për obligimet e borgjit ndaj shteti të dikujt tjetër në kohën kur personi i njejtë ka obligime ndaj fëmijës së tij që e ka jashtëmartesor dhe që nuk kujdeset për të, e merrët me mua që po u pretendojka që paskna borxh ndaj shtetit, cështje kjo që është në duar të institucioneve ligjore dhe që do i shkojmë deri në fund këtyre pretendimeve.

Deputeti Zeka apelon gazetarin Kajtazi të merrët me obligimet që ka ndaj fëmijës së vet jashtëmartesor dhe pastaj ta lë në duar të drejtësisë edhe cështjen e tij.

Më poshtë keni fotografitë të cilat dëshmojnë se si u dënuan udhëheqësit e Portalit “Insajderi” për tentim të mashtrimit të shtetit për cështjen e kontratës së punës me punonjësen e tyre Egnesa Vitia, se si cështja kishte shkuar tek përmbaruesi privat. Poashtu janë të bashkangjitura janë edhe fotografitë që dëshmojnë se si fyeshin, keqtrajtoheshin punonjëset në këtë portal të udhëhequr nga Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri./DRENICASOT.

 

Share.

About Author