“Muaji i Mërgatës – Drenas 2018” vjen në Drenas nga 7 Korriku deri më 5 Gusht, ja ngjarjet që do ta përcjellin

0

Nga eksperienca e vitit të kaluar në “Ditët e Mërgatës” 2017 e organizuar nga po të njejtit organizator të cilët këtë vit sjellin edicionin e dytë, më ndryshe nga ai i pari.

“Muaji i Mërgatës” Drenas 2018, do të filloj me 7 korrik deri më 5 gusht 2018. Gjatë eventit do të vendosen shtëpiza druri në të cilat do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre brendet më të mëdha kosovare, përfshirë edhe disa kafe-bare dhe restaurante të Drenasit! “Verë n’Dimen” Prishtinë , “Deck” – Prishtinë , “Trosha” ,-Prishtinë , “Fontana Bar” Drenas, “Trio Caffe”, Prishtinë,”, “Time Out” Drenas , “Shok Shoqe”,Prishtinë, “Inn Caffe” Drenas, “Te Artisti”-Fushë Kosovë, “Dijamant”-Drenas, “Tribeka” Gjilan “Carpe Diem Irish Pub” Drenas etj…

Për c’do natë në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” do të ketë koncerte nga këngetarë të mirënjohur shqiptar, dj , ekspozita të ndryshme, kinema verore, instalacione artistike, panaire të librave, panaire të artizanateve të ndryshme, aktivitete për fëmije etj!

Më daten 7 Korrik, me fillim në ora 18:00 do të bëhet hapja e eventit një mujor “Ditët e Mërgatës” Drenas 2018, hapja e shtëpizave të Drurit si dhe argëtim më muzikë nga Dj lokal e pastaj me pjesmarrje speciale ,argëtim më muzikë qytetare nga Hajzer Gjoshi e Valëza Zogaj!

Më datën 9 korrik mysafir special Babo Darabuka.
Më datën 12 korrik mysafir special grupi “Fisnikët”.
Më 15 korrik mysafir special Korab Shaqiri.
Gjatë gjithë periudhes 7 korrik deri në 5 gusht 2018 në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” do të ketë koncerte e muzikë argëtuese për qytetarët tanë dhe për diasporen e cila në këtë periudhë kalon pushimet në vendin tonë!
C’do nate aktivitetet fillojnë në orën 18:00 dhe mbarojnë në 00:00.

Ky aktivitet është nën patronatin e kryetarit të Komunës së Drenasit

Organizatoret e eventit janë
Robert Nuha (Drejtor artistik i eventit)
Hajzer Gjoshi (Kordinator i eventit)
Bajram Ajazi (Arkitekt i eventit)

https://web.facebook.com/ditaemergatesdrenas/

 

@ditet.e.mergates.drenas2018

Share.

About Author