“Llugë” në Kuvendin Komunal të Drenasit, Berisha Lladrovcit :”Mos më thuaj po rren”, nëse nuk e respekton vetën së paku pozitën (VIDEO)

0

Ka vazhduar edhe sot seancat e rregullta të Kuvendit Komunal të Drenasit ku si gjithmon në epiqendër të cdo debati  është kryetari Lladrovci.

E sot kryetari Lladrovci u kritikua mjaftë ashpër nga asamblisti Vehbi Berisha të cilin e ka edhe bashkëvendas. Berisha kritikojë fjalorin e kryetarit Lladrovci duke i thënë që më të mos i thotë “po rrenë” por që të zgjedh terme tjera më të pëlqyeshme.

Kjo ka irrituar Lladrovcin i cili si gjithmon asesi nuk pajtohet me kritikat që merr. Ai ka thënë se për këtë do të marr vërejtje ai dhe jo Berisha duke i thënë se mos të merrët me të.

Nuk është hera e parë që kryetari Lladrovci fyen asamblistën, ngjashëm kishte ndodhur shumë herë por që asnjëherë nuk e ka parë të arsyshme të ndryshojë kursin e tij në fjalorin e përditshëm në punë./DRENICASOT.

Të dashur qytetarë të Drenasit, ndiqni në vazhdim diskutimin tim në seancen e sotme të Kuvendit Komunal të Drenasit për Kornizen Afatmesme Buxhetore (KAB). Ky diskutim i imi u përcoll me ndërhyrje të vazhdueshme nga ana e Kryetarit të Komunes së Drenasit pas shprehjës së shqetësimeve të mija për gjuhen banale të përdorur nga ana e tij, ku iu drejtua një kolegu Asambleist duke i thënë "Mos rrej". Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

Posted by Vehbi Berisha on Wednesday, June 27, 2018

Share.

About Author