Papa Ramizi i II-të “hygjym” asamblistit, e quan “hoxhë” dhe e kërcënon se do ta “ngreh zhag”

0

Papa Ramizi i II-të tashmë ka filluar edhe me kërcënime direkte ndaj asamblistëve në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Pasi që i tha “po rren” drejtpërdrejt në Kuvendin Komunal të Drenasit, asamblisti Berisha e sygjeroi që të ndryshojë fjalorin pasi pozita që mbanë nuk përkon edhe me fjalorin e përdorur ndaj tij.

Por i ashpër ka qenë reagimi i tashmë të emëruarit si të tillë për shkak të casjes diskriminuese në raport me dy komunitetet fetare në Drenas, Papa Ramizi i II-të, i cili edhe në këtë rast e dëshmoi përvetësimin e emrit të ri.

Kryetari Lladrovci i cili sic duket me fitoren e fundit në Drenas ka “dal tefteri” sa i përketë ashpërsisë në fjalor, e quan “hoxhë” asamblistin Vehbi Berisha, pa kurfarë arsyje duke e kërcënuar në Kuvendin Komunal se do ta “ngreh zhagë”.

E kjo casje e Lladrovcit sic duket po dëshmohet edhe nga akuzat e deputetit Milaim Zeka i cili tha se Lladrovci në pushtet në Drenas është ardhur vetëm për shkak të kërcënimeve që i ka bërë presidentit Thaci për një vrasje të mëhershme që kishte ndodhur dhe që kjo gjë e kishte mbajtur Lladrovcin të privilegjuar në politikë.

Përderisa vazhdojnë këto zëra për shantazhe ndaj krerëve më të lartë të shtetit, Lladrovci ka filluar që tashmë të kërcënojë edhe direkt, përfaqësuesit e popullit në Kuvendin Komunal të Drenasit./DRENICASOT.

Share.

About Author