Pal Lekaj u jep rrogë 32 zyrtarëve pa ardhur kurr në punë (DOKUMENT)

0

Ministria e Infrastrukturës është prej dikastereve ku më së shumti jepen para për projekte kapitale, mirëpo duke se po ashtu shumë shkojnë edhe huq.

Kështu të paktën thotë raporti i Zyrës Kombëtare të Auditorit, në të cilën theksohet një rast dhe konfirmohet se 31 raste të tjera janë të ngjashme, shkruan gazetametro.net.

Auditori thotë në raport se është vërejtur një rast që nuk kishte vijueshmëri dhe aq kryerje të obligimeve, gjë e cila tregon se ai nuk shkon dhe aq punon fare. Sipas Auditorit, rroga vjetore i del në fund prej 4, 564 euro.

“Në një rast kemi vërejtur që MI nuk kishte dëshmi për vijueshmërinë në punë për një zyrtar. I njëjti asnjëherë nuk figuron në regjistrin e ardhje vajtjeve në punë gjatë vitit 2017 ndërsa kompensimi vjetor për këtë të punësuar ishte 4,564€. Gjithashtu nuk ka dëshmi për realizimin/kryerjen e punëve në përputhje me përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive që është ngarkuar në MI”, thuhet në raport.

Ndërkaq, Auditori më pas ka kërkuar dokumentet e nevojshme nga MI’ja, dhe ka vërejtur se raste të tilla që nuk shkojnë në punë por marrin rrogën, janë hiç më pak se edhe 31.

Me një llogaritje të thjeshtë, nëse të hyrat vjetore për një punëtor janë 4,564 euro, atëherë nga mospuna e këtyre 32 zyrtarëve, buxheti i shtetit dëmtohet me 146 mijë e 48 euro për çdo vit.

E se kjo mënyrë e të paguarit të zyrtarëve, ndonëse ata nuk vijnë dhe nuk punojnë, e dëmton buxhetin e thotë edhe auditori në raport. Ata e paraqesin si rrezik edhe shembullin e keq ndaj zyrtarëve të tjerë.

“Mos vijueshmëria në punë dhe mos realizimi i detyrave dhe përgjegjësive në përputhje me kontratën e punës është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe paraqet shembull jo të mirë punonjësit tjerë. Kompensimi i tillë i zyrtarëve e dëmton buxhetin dhe reputacionin e organizatës në përgjithësi, gjithashtu e rrit rrezikun që organizata të dështoj në realizimin e objektivave të saja”, thuhet në raport.

Sidoqoftë, Auditori sqaron se të gjitha rastet e evidentuara si persona që marrin pagë por nuk punojnë, janë nga komunitetet pakicë./DRENICASOT.

Share.

About Author