Skandaloze – Punësohet gruaja e Petrit Sinanit, asamblistit që e “bleu” Ramiz Lladrovci (FOTO)

0

Sic duket Ramiz Lladrovci po ja kthen me të mirë atyre që i bën votat e nevojshme në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Lladrovci pasi që kishte dal shumë ashpër në debatet televizive ndaj kundërkandidatit për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Sinanit, duke akuzuar edhe për lidhje familjare me personat që ishin përgjegjës për zhdukjen e doktorit Hafir Shala, i kishte vetëm për konsum politik.

Kjo dëshmohet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve komunale, zgjedhje këto që dënuan Partinë Demokratike të Kosovës në Drenas, duke mos i dhënë besimin e nevojshëm për të qeverisur si e vetme në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Pasi e akuzoi me ato akuza të rënda si familjarë i bashkëpuntorëve të regjimit të Millosheviqit, erdhi edhe tek marrveshja me po atë person. Lladrovci sic duket nuk e ka problem bashkpunimin edhe me këta persona që sipas tij kanë lidhje me ata që zhdukën doktorin Hafir Shala.

Posa u kryen zgjedhjet Petrit Sinani doli me fotografi që konfirmonte marrveshjen me Lladrovcin së bashku edhe me kandidatin e LDK-së, për kryetar të Komunës së Drenasit, Bedri Nika.

E tashmë, Gazeta Drenica Sot kishte marrë njoftimet se do të ndodhnin parregullësi në një konkurs pune në Komunën e Drenasit. Ashtu sic u paralajmëruam edhe ndodhi. Gruaja e asamblistit të AKR-së i cili bëri marrveshje me Lladrovcin, Petrit Sinanit, u punësua në pozitën “Zyrtar për shërbime me qytetar” , në Komunën e Drenasit. Afrore Kajtazaj – Sinani u punësua si zyrtare për shërbime me qytetar, e krejt kjo nga kundërkandidatët po konsiderohet si e arritur e burrit të saj, Petrit Sinanit i cili i bëri votat e nevojshme kryetarit Lladrovci, në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Gazeta “Drenica Sot” ka marrë reagimet e kundërkandidatëve që shprehën të zhgënjyer për padrejtësitë që ju bënë nga konkursi publik për pozitën e lartëcekur./DRENICASOT.

 

Share.

About Author