SKANDAL – “Kim Jongu” i Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk njeh vendime të gjykatave (DOKUMENT)

0

Gëzim Shishani është njeri nga punëtorët e Komunës së Drenasit i cili u largua nga puna si shumë tjerë të larguara dhe suspenduar nga Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci.

Gëzimi edhe pse punoi në Komunën e Drenasit afërsisht prej 20 vitesh, ku se fundmi ai mbante pozitën Udhëheqës i Personelit, si duket pozita e tij e punës i ra në sy Kryetarit z. Ramiz Lladovci dhe menjëherë mori masa ndaj tij duke ngritur një varg akuzash të cilat të gjitha i përmblodhi në vendimin 01-Nr: 118-47814 të datës 11.08.2017, vendim ky i lëshuar nga Zyra e Kryetarit dhe nënshkruar nga vet Kryetari i Komunës z. Lladrovci.
Është e çuditshme se si një punëtor shumëvjeçar si z. Gezim Shishani i cili vazhdimisht në të kaluarën kishte vlerësimet më të larta në punë dhe tani të përballej me një vendim të tillë të Kryetarit z. Ramiz Lladrovci me një mal akuzash ndaj tij që nga mos zbatimi i detyrave të punës e deri në sabotim të punës, raporton Drenica SOT.
Me ketë vendim të Ramiz Lladrovcit natyrisht se nuk ishte pajtuar fare Udhëheqësi i personelit z. Gëzim Shishani ku edhe e ushtron të drejtën e ankesës se pari duke iu drejtuar vet Komunës së Drenasit, përkatësisht Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave të Komunës së Drenasit i cili organ dihet se vepron konform kërkesave të Kryetarit, por z. Gëzim Shishani vazhdon të drejtën e ankimimit pran Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbyes civil, ku me datë 09.01.2018 lëshon vendimin A/02/644/2017 duke hedh poshtë të gjitha ankesat dhe pretendimet e Kryetarit të Komunës së Drenasit si dhe kërkon në mënyrë të prerë që Gëzim Shishani të kthehet në vendin e tij të punës përkatësisht në pozitën “Udhëheqës i Personelit”. Pastaj kjo lëndë zhvillohet tutje edhe në Gjykaten Themelore Dega në Drenas, ku kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka refuzuar të zbatojë aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe pastaj edhe atë të Apelit lidhur me rastin Udhëheqësit të Personelit Gëzim Shishani, të cilin e kishte suspenduar nga detyra në gusht të vitit të kaluar, pas nisjes së hetimeve ndaj tij bazuar në një raport të Auditmit, raporton “Drenica Sot”.
Lladrovci, as rreth një vit më vonë nuk ka pranuar ta kthej në punë këtë ish-zyrtar komunal, pavarësisht vendimit të drejtësisë i cili ka obliguar atë si kryetar të Komunës së Drenasit për rikthimin e tij në detyrë në afat pre 15 ditësh. Vendimi i Gjykatës Themelore në Drenas e cilëson si të plotfuqishëm dhe plotësisht të bazuar në ligjin e shërbimit civil vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës ku edhe kërkon në formë të prerë zbatimin e këtij vendimi.


“Në bazë të nenit 13 të Ligjit Nr. 03/L-192, për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është përcaktuar se: “Vendimi i Këshillit paraqet vendimin administrativ të formës së prerë dhe ekzekutohet nga zyrtari i nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që e ka marrë vendimin e parë ndaj palës. Ekzekutimi duhet të bëhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh dhe nga dita e pranimit të vendimit”, në rastin konkret vendimi i nxjerr nga Kryetari i Komunës së Gllogovcit, nuk mund të zbatohet ngase vendimi i Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit, raporton Drenica Sot.E njëjta gjykatë po ashtu ka paraparë shkelje të rëndë të detyrave të punës referuar ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për mos zbatimin e këtij aktvendimi nga kryetari Lladrovci.


“Me nenin 15 të Ligjit të Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përcaktohet se: Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, dhe se në këtë rast vendimi i Këshillit duhet të zbatohet ashtu siç është urdhëruar në dispozitivin e vendimit. Andaj nga sa u tha më lartë, gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ka refuzuar prapësimin e debitorit dhe ka lënë në fuqi aktvendimin për për përmbarim”, thuhet më tej në arsyetimin e aktvendimit.

Ndërkaq Gjykatës Themelore në Prishtinë dega në Drenas, e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Komunës së Drenasit lidhur me rastin në fjalë dhe po ashtu ka kërkuar rikthimin në punë të ish-Udhëheqësit të Personelit.
“Gjykata ka shqyrtuar pretendimet e debitorit të paraqitura në prapësim dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se prapësimi është i pa bazuar.
Pretendimet e debitorit se vendimi 01- nr. 118-68228 i dt. 13.11.2017, i Kryetarit të Komunës e ka bërë të pa efekt juridik vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyes Civil A/02/644/20171 i dt. 06.02.2018, është i paqëndrueshëm, andaj gjykata nuk ua fali besimin sepse nuk patën mbështetje ligjore, raporton Drenica Sot.
Gjykata erdh në përfundim se vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyes civil A/02/644/20171 i dt. 06.02.2018 në kuptim të nenit 24 par. 4 të LPP-së është titull juridik mbi bazën e së cilit edhe e ka lejuar propozimin për përmbarim lidhur me kthimin në vend të punës të kreditorit andaj të njëjtin e ka aprovuar si në dispozitiv të këtij aktvendimi duke u bazuar në dispozitat e nenit 73 paragrafi 3 të LPP-së“, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore.

Edhe pas tërë kësaj odiseade ndaj zyrtarit Gëzim Shishani, nuk është zhvilluar ndonjë procedurë hetimore ndaj tij përvec se grumbullim të informatave të cilat janë përdorur gjatë këtij procesi./DRENICASOT.

Share.

About Author