Aktivisti i NISMA-s në mbështetje të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili vije nga LDK-ja

0

Ish-kampioni në boks Fevzi Izmaku, pas përplajes së fundit në debatin për shpenzimet e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, i ka dalë në mbështetje, kryetarit Xhafer Tahiri duke i akuzuar zyrtarët e PDK-së në Vushtrri lidhur me ironizimet për shpenzimet e Komunës së Vushtrrisë që u bë temë debati.

Boksieri Fevzi Izmaku ka thënë se nuk është për tu çuditur “çudia” e zyrtarëve të PDK-së me shpenzimet minimale të kryetarit Tahiri. Ata kanë shpenzuar qindra mijëra euro buxhet të komunës dhe ndryshimi rrjedhimisht ndalimi i këtyre shpenzimeve normal që është çudi për zyrtarët e PDK-së që kanë qeverisur me Komunën e Vushtrrisë.

“Ata kanë shpenzuar pa kurfarë norme, kanë shpenzuar qindra mijëra euro dhe normal që çuditen nga këto veprime të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili i ka ndalur mund të themi ato keqpërdorime në këtë qytetet, por zyrtarët e PDK-së do të duhej ta dinin se janë pikërishtë këto gjëra që ata i dërguan në shtëpi dhe ja pamundësuan qeverisjen me Komunën e Vushtrrisë”, shtoi Izmaku për Gazetën Drenica Sot./DRENICASOT.

Share.

About Author