Milaim Zeka për 53-milionëshin: Nuk kanë çare pa shku në burg Lutfi Zharku ose Pal Lekaj

0

Milaim Zeka, në interpelancën për dhënien e 53-milionëshit “Bechtel”-it, ka thënë se sot është bindur se ose Lutfi Zharku, ish-ministri i Transportit, ose Pal Lekaj, ministri aktual i Infrastrukturës, do të shkojnë në burg.

Zeka doli në foltoren e Kuvendit me, siç tha, “kontratat sekrete që nuk janë publiku nga Qeveria”, transmeton Express.

“Sot jam bindë 100% për atë që e kam thënë. Nuk ka çare pa shku në burg Lutfi Zharku ose Pal Lekaj, sepse me akuzu Haradinajn për këtë punë, është si m’i thanë Papës pse s’po bëhet mysliman”, tha Zeka.

Ai tha se gjatë tërë interpelancës së sotme, Lutfi Zharku me fjalën e tij ka tentuar ta dërgojë në burg Pal Lekajn, dhe me fjalën e kryeministrit, ai tenton ta dërgojë në burg Lutfi Zharkun.

“Kjo punë është për prokurorin e shtetit, që s’po merret tash me këto tema…”, tha Zeka. /Express/

 

Share.

About Author