Pas publikimit të artikullit të “Drenica Sot” për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës nga Lladrovci, reagon asamblisti Vehbi Berisha

0

Pas publikimit të artikullit të “Drenica Sot” për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës nga Lladrovci, reagon asamblisti Vehbi Berisha, i cili ka dënuar ashpër këtë casje të kryetarit Lladrovci ndaj vendimeve të gjykatave të cilat kanë karakter detyrues.

Ai ka thënë se kjo paraqet gjendjën në Komunën e Drenasit ku zbatimi i ligjit është vetëm farsë dhe asgjë më shumë, kur dy vendime të gjykatave nuk zbatohen fare dhe punetorit nuk i lejohet e drejta e kthimit në punë në këtë rast z. Gezim Shishani.

Berisha ka përmendur edhe dy raste tjera të mosrespektimit të vendimit të gjykatave me rastin e prones së Hajdar Hetes dhe Qazim Goranit të cilat iu “moren” me vendim të kuvendit edhe pse Gjykata me dy aktgjykime ka vendosur në favor të te sipërpërmendurve./DRENICASOT.

Ja reagimi i tij i plotë bërë ndaj rastit në fjalë :

Share.

About Author