Vëllëzërit Geci ultimatum ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së :”Kërkoni falje ose do të përballeni me Gjykatën Speciale”

0

Vëllëzërit Geci nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook i kanë dhënë ultimatum ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për një komunikatë të lëshuar gjatë luftës e quajtur si Komunikata numër 59.

Bile në këtë ultimatum kërkohet që në një kohë sa më të shpejtë të mundëshme të bëhet kërkim falja ndryshe pasojat do ti bartin nga Gjykata Speciale tashmë e formuar për krimet e pretenduara në Kosovë nga shqiptarët.

Gecët sqarojnë edhe çmimin që kishin paguar ata nga kjo komunikatë që la për pasojë dy të vdekur dhe të tjerë të plagosur, e që kjo komunikatë ishte hedhur poshtë nga komandantët e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Bashkim Jashari, Jetullah Geci, Nuredin Lushtaku etj.

Vëllëzërit Geci tregojnë me emra ata që do të duhet të kërkojnë falje, duke përmendur Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin, Kadri Veseli, Nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Haliti, ish-Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, Deputetin Rexhep Selimi , ish-Ministrin e Arsimit Ramë Buja, Bislim Zyrapi  dhe Adem Grabovci.

Ja reagimi i tyre bërë në rrjetin social facebook :

Komunikatë për shtyp!
Në emër te familjes Geci, kërkojm nga ish-Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht anëtaret e këtij shtabi, që në një afat sa më të shkurtër kohor t’i kërkojnë falje publike familjes Geci, Vëllezërve Geci , shokëve dhe miqve tanë për shkarravinen e shkruar në emër të këtij Shtabi të ashtuquajtur Komunikata Nr.59. Kjo “shkarravinë” e lëshuar në emër të Shtabit të Përgjithshëm, familjes sonë i kushtojë me dy të vrarë ,dy të plagosur dhe prej 20 vjet persekutime e gënjeshtra nga më te ndryshmet. Qysh para 20 viteve këtë komunikatë e kishte hedhur poshtë Zona Operative e Drenicës , me komandantin e saj Sami Lushtakun ,Ilaz Kodren Bashkim Jasharin , Nuradin Lushtakun, Jetullah Gecin etj. Por Shtabi i Përgjithshëm i UÇK -së asnjëherë nuk e hodhi poshtë , përkundër pasojave të saj gjatë dhe pas luftës. Të gjitha pasojat familja jonë i ka vuajtur për 20 vjet pasi që kjo komunikatë nuk është shfuqizuar kurrë nga ky Shtab përkunder premtimeve .Nëse ish anëtaret e Shtabit te përgjithshëm nuk kërkojnë falje publike dhe nuk e shfuqizojnë këtë komunikatë, me ne do të ballafaqohen në Gjykaten Speciale për të zbardhur te vërtetën se kush nga shtabi i përgjithshem mban përgjegjësi për këtë Komunikatë. Andaj për herë te fundit kërkojmë nga ish anëtaret e Shtabit te Përgjithshem ,pikërisht nga Presidenti-Hashim Thaçi, Kryeparlamentari- Kadri Veseli, Nënkryetari i Kuvendit-Xhavit Haliti ,deputeti-Rexhep Selimi ,Ish Kryetari i Kuvendit- Jakup Krasniqi, Ramë Buja ,Fatmir Limaj ,Adem Grabovci , Bislim Zyrapi dhe te gjithë të tjerët që aso kohe ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshem të UÇK -së të na kërkojnë falje publike dhe ta shfuqizojnë këtë komunikatë./DRENICASOT.

Share.

About Author