Djali i Ramiz Lladrovcit hyn në politikë, por i humb zgjedhjet

0

Rilind Lladrovci, djali i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka humbur në garën për kryetar të Rinisë Demokratike të Kosovës nga Donjet Bislimi i cili vjen nga dega e Mitrovicës.

Bislimi fitoi me vota unanime nga delegatët e Konventës së Gjashtë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cili tha se bashkë me rininë do të punojnë në jetësimin e Dekadës së Re.

Kjo humbje në PDK sigurisht vije edhe nga mosmbështetja e nevojshme që mori djali i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.
Ndryshe Lladrovci kohëve të fundit është atakuar me akuza nga më të ndryshmet për keqqeverisje në Komunën e Drenasit.

Sic duket djali i Ramiz Lladrovcit nuk kishte mundur askënd ta shantazhoj, ndryshe nga babai i tij sic thotë Milaim Zeka, se kryetari i Komunës së Drenasit erdhi në këtë post vetëm pasi që shantazhojë Presidentin Hashim Thaci për një vrasje të mëparshme./DRENICASOT.

Share.

About Author