Ky është 23-vjeçari nga Rahoveci i cili vdiq nga rrufeja

0

Pasditen e djeshme 23-vjecari nga fshati Xërxë i komunës së Rahovecit, Shpetim Kabashi, vdiq pasi u godit nga rrufeja derisa ishte duke punuar në një arë në qytetin e Gjakovës.

Shpetimi ishte një djalë i urtë e punëtor, vdekja e tij ka prekur gjithë ata që e njohën.

Bashkë me Refkiun ishte duke punuar edhe Shkëlzeni, 37 vjeçar nga fshati Celinë i cili po ashtu mori lëndime të rënda trupore nga rrufeja.

Varrimi i 23-vjecarit do të bëhet sot.

Ndërkohë, ngushëllime për vdekjen e të riut ka bërë edhe Smajl Latifi,  kryetar i komunës së Rahovecit. Mirëpo përveç ngushëllimeve, Latifi, nuk ka dhënë detaje nëse si komunë do t’i dalin në ndihmë familjeve.

Share.

About Author