Komuna e Drenasit reagon ndaj artikullit të Drenicasot, me titull “Djali i Ramiz Lladrovcit hyn në politikë, por i humb zgjedhjet”

0
Loading...

Pas  publikimit të artikullit nga DrenicaSot me titull “Djali i Ramiz Lladrovcit hyn në politikë, por i humb zgjedhjet”, ka ardhur edhe reagimi nga Komuna e Drenasit në lidhje me këtë, sipas tyre në këtë artikull ka të pa vërteta dhe të verteta, dhe se reagimi bëhet për permendjen e fjalës shantazh dhe jo për atë se për çfarë është publikuar ky artikull.

Ja reagimi i plotë nga komuna:

”Komuna e Drenasit reagon ndaj artikullit të Drenicasot, të publikuar më 8.7.2018, me titull “Djali i Ramiz Lladrovcit hyn në politikë, por i humb zgjedhjet”.

Artikulli përmban të pa vërteta dhe gjysmë të vërteta, por reagimi ndaj këtij artikulli, bëhet për shkak të përmendjes së fjalës shantazh, pa vend dhe implikimin me një kontest jashtë temës.

Për shpifje, Milaim Zeka, është paditur në Gjykatë dhe duhet të dëshmoj supozimet e tilla, që ishin e kundërta , ishin shantazh ndaj Ramiz Lladrovcit.

Andaj, Drenicasot, të ruaj objektivitetin dhe të mos bëhet palë në dezinformimin e opinionit.

Me nderime!
Zyra e Informimit – Komuna e Drenasit”./DRENICA SOT

Share.

About Author