Krasniqi: Trup për deputetët e LDK-së që vinë në Kuvend veç për mëditje

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është trup se si deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nënshkruhen në Kuvend vetëm sa për të marr mëditjet.

Krasniqi ka thënë se prej 27 deputetëve sa ka LDK-ja, vetëm 7 prej tyre kanë qenë në seancën e sotme të Kuvendit, transmeton Indeksonline.

“Kjo është tallje me qytetarët, vinë këtu e tregojnë shantazh që prej neve varet korumi. Rrinë dy minuta, vetëm nënshkruhen dhe dalin. Është trup me u nënshkru vetëm për me marr mëditjen. Është e turpshme që ata përfaqësojnë popullin”, ka thënë Krasniqi.

Pika e parë e vazhdimit të seancës ishte shqyrtimi i parë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë. Mirëpo, Grupi Parlamentar i LDK-së njoftoi se ata nuk do të rrijnë në seancë pa u miratuar rendi i ditës dhe pa u bërë kourumi.

Armend Zemaj tha se do t’i presin 30 minuta, ta bëjnë kuorumin dhe tek atëherë do të marrin pjesë në seancë.

Share.

About Author