“Kulla” luksoze e Jakup Krasniqit, pasuria e “heshtur” e një njeriu të “heshtur”

0

Jakup Krasniqi padyshim që është një ndër figurat kyqe të politikës kosovare gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Duke u kyqur pas luftës fillimisht në Partinë Demokratike të Kosovës, ai u pasurua “quditshëm” me pasuri në vlera milionëshe.

Banorët e lagjes ku ka “kullën” luksoze kanë treguar se nuk është e lehtë të ndërtohet një objekt i tillë në atë lagje po nuk pate para. Ata kanë treguar se një ari truall në atë pjesë sillet rreth 35 mijë deri në 50 mijë euro. Ndërsa vetë Jakup Krasniqi e ka pranuar se vendi ku banon ka vlerë të madhe.

Duke e ditur se me rrogë të një zyrtari të lartë shtetëror nuk kishte mundur ta bënte gjithë atë pasuri që ka Krasniqi.

Ndryshe nga “Kulla” luksoze në një shkëmbim akuzash me tashmë Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, ky i fundit e kishte pyetur edhe për pasurinë e madhe që kishte Jakup Krasniqi duke përmendur edhe disa raste ku sipas Pacollit, Krasniqi kishte përfituar pasuri të majme.

“Ai ka një shtëpi që e ka vlerën shumë më të madhe se sa mund ta përballoj, e po ashtu i ka dyert e përlyera edhe në Trepçë .Dhe për këtë një fshatë që duket nuk do kallauz”, pati thënë Pacolli kur shkëmbente akuza me Krasniqin.

Jakup Krasniqi po akuzohet edhe me punësimet e njëpasnjëshme që ka bërë nëpër institucionet e vendit, ku nuk ka lënë të afërm pa punësuar, thonë shumë të pakënaqur nga “Nisma SocialDemokrate” në Drenas.

Share.

About Author