LDK e lë pozitën pa numra – bojkoton seancën e Kuvendit

0

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u ka dhënë ultimatum partive në pushtet lidhur me numrat që ata i kanë në kuvend
Në emër të LDK-së, Armend Zemaj, u ka dhënë ultimatum partive në pushtet duke u thënë se nëse nuk e bëjnë kuorumin në Kuvendin e Kosovës brenda 30 minuta, deputetët e LDK-së nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës.

“Kemi mbetur tek miratimi i rendit të ditës. Nëse nuk arrini ti keni 61 deputetë të koalicionit në kuvend ne do t’i presim 30 minuta bëjeni kuorumin ne do të marrim pjesë në vazhdimin e seancë”, ka thënë Zemaj.

Share.

About Author